Nga Ylli Pata

Ka më shumë se dy javë që opozita por edhe një pjesë e medias, jo vetëm pranë opozitës po zhvillojnë një betejë mbi disa tender të zhvilluar në funksion të luftës kundër Covid 19, pra blerje materialesh e medikamentesh.

Në kulmin e një situate stresi, ankthi e natyrisht pasigurie që ushqen ҫdo njeri i mbyllyr në shtëpi prej një muaji e nuk di si do të dilet, si do të mbijetohet, lufta politike në vend bëhet me dhe për tendera; pse e mori  ai, kush ja dha, lidhjet që ai ka me, kush përfiton dhe si.

Imagjino si e shikojnë njerëzit në këtë situatë këtë, kur në fakt të gjithë duan që m,aterialet të shkojnë aty ku duhet dhe sa më shpejt të bëhet mirë për mjekët e qytetarët në spitale.

Nuk është se nuk është bërë edhe më parë kjo luftë nga politika e mediat. Gjithmonë është bërë, pasi forca e medias ndaj u tentua të uzurpohet nga biznesmenët e mëdhenj të tenderave në Shqipëri që hapën gazeta e televizione pa fund.

Por ky debat përgjithësisht shkonte nga faqja e 12 në gazeta dhe nga mesi i edicionit të lajmeve.  Faqet e para dhe minutat e para ishin për të rejat e ditës.

Tani politika është totalisht e centralizuar dhe e lidhur vetëm me dhe për biznesin. Ajo financohet nga biznesi dhe e shpërblen atë duke lënë jashtë natyrisht principet dhe njerëzit që janë shumica.

Ashtu ka ndodhur gjithë këto vite e ashtu ndodh dhe sot me tenderët e respiratorëve apo ndihmave mjekësore.

Nëse ka parregullsi me garat me fondet publike, natyrisht që opozita në radhë të parë nëse di diҫka duhet ta denoncojë madje duke e dërguar menjëherë ҫështjen në prokurori.

Kjo është dhe mbetet detyra e opozitës dhe medias, por nëse e përqëndron debatin publik në atë se kush e mori tenderin, vetë problemi, kauza apo alternative e kanë humbur kuptimin.

Edhe për PPP u bë që në fillim betejë me emra dhe pikërisht kur debate nisi për të zhvendosur fondet ai qe efikas, edhe pse qeveria ndoshta i pezulloi për të përdorur paratë në këtë kohë lufte.

Imagjinoni sikur ky debat të ishte bërë që në fillim kështu, sa herë buxheti do të vinte në Kuvend, apo të miratohej nga qeveria.

Vetëm në Shqipëri ndodh që kur miratohet buxheti i vitit nuk ka asnjë, asnjë debat apo emision televiziv për të. Asnjë media online përjashto disa site ekonomike, nuk diskuton për të. Në të gjithë botën, buxheti është materiali bazë i debatit të egër politik, atij të fortë në media, madje është material edhe për show-ut e humorit.

Thjesht një shembull për ta ilustruar: për Babalen që rezultoi një tollumbace bosh e fryrë nga Saljanji u bënë qindra emisione, e për buxhetin e vitit asnjë, asnjë.

E thonë pse nuk ngjisin kauzat…

TemA