Sulmet e opozitës ndaj aktit normativ për shtyrjen e qirasë për periudhën e kohës së luftës duke cilësuar se po nxit konflikt social mes shqiptarëve, Rama tha se ky është një veprim i domosdoshëm në një kohë lufte për të mbrojtur familjet dhe bizneset më në hall se të tjetër. A tha se këtë shembull ka ndjekur edhe Gjermania, Franca e Holanda dhe se Shqipëria nuk është e vetmja që merre këtë masë në një marrëdhënie dhe kontratë private. Shqipëria po vepron njëlloj si Gjermania, Holanda, Franca e Greqia me ketë plan masash, kundër është vetëm opozita shqiptare.
‘Debati publike mori formën e një sulmi në vrazhdën e atyre që fatkeqësisht edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë dot pllakën e gramafonit të këngës së shëmtuar të paraluftës, kishte në thelb lemerisje se si ka mundësi që qeveria të ndërhyrje në një marrëdhënie private mes dy palësh. Natyrisht që nëse qeveria do të kishte ndërhyre mes qiramarrësit dhe qiradhënësit do të ishte skandal në kohë normale, por jemi në kohë lufte dhe kemi detyrimin të bëjmë gjithçka për të mbrojtur atë që është ën hall më të madh.
Edhe sot u tha se ky vendim krijon konflikt social mes shqiptarëve ju them se kam shumë besim se historia ka thënë për shqiptarët një të vërtetë të madhe se shqiptarët janë bukë,kripë dhe zemër kanë qenë kështu gjithë jetën dhe nuk ka se si të mos jenë sot. Si mund të nxjerrësh sot nga shtëpia një që ka mbyllur biznesin e tij të vogël, një student apo familje që deri dje punonin sot janë në shtëpi për shkak të luftës, jo se nuk duan të punojnë. Është e pavërtete që këtë e ka bërë vetëm Shqipëria, e ka bërë gjithashtu Gjermani, Franca dhe Holanda. Po dhe sikur ato të mos e kishin bërë unë do e bëja përsëri. Qiranë nuk po ua heqim biznesit të madh, por atyre që janë në hall më të madh se të tjetër”, tha Rama.