“Kjo është mirënjohja jonë për bujarinë e tyre. Jam e sigurt që bëhët fjalë për një gabim të madh”. Ky është një nga shumë komentet në faqen e gazetës Corriere della Sera në Itali në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që sipas lajmeve thuhet se janë gjobitur me 500 euro pasi kane festuar mbylljen e misionit tyre, në një nga dhomat e hotelit në Breshia.

Antonio Palumbo në komentin e tij i kërkon falje popullit shqiptar në emër të popullit italian, ndërsa një qytetar tjetër shkruan: “Komplimente pronarit të hotelit, për të altruismi dhe dedikimi i këtyre personave që kanë kaluar disa kohë këtu për të ndihmuar qyetin e tij nuk vlejnë asgjë, ndërsa disa dhe paragjykojnë”
“Në këto raste ta shpifni, i referohem forcave të rendit. Shikoni gjëra më të rënda, kur në fakt duhet të falenderoni këta njerëz që erdhën për të na ndihmuar”, shkruan një tjetër qytetarë italiane.

https://brescia.corriere.it/notizie/cronaca/20_aprile_30/coronavirus-festeggiano-fine-missione-brescia-medici-albanesi-multati-denunciati-e378d15e-8ab1-11ea-a2b6-e57bd451de7e.shtml