Në fjalën e saj në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë argumentet se përse qeveria ka kërkuar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore me 2 muaj.
Rakacolli ka sqaruar se është e nevojshme një periudhë kaq e gjatë, nisur nga fakti se me masat lehtësuese pritet që të ketë një rritje të të numrit të infektuarve përgjatë 14 ditëve të ardhme, dhe në këtë formë do të kenë mundësi që ta frenojnë përhapjen.
“Situata fatmirësisht deri në këtë situatë është në kontroll. Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa, lirimi i masave, specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë”, tha Rakacolli.