Kryeministri Edi Rama kishte një saktësim për biznesin e vogël se cfarë u është falur dhe cfarë duhet të paguajnë. “Tatim fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për vitin 2020 është falur, por cfarë është paguar dhe do të vijojë të paguhet janë sigurimet dhe natyrisht TVSH-ja, këto do të vijojnë” tha Rama.
Sa i përket shpërndarjes e pagave të luftës, Rama sqaroi se “Sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri të premte kryhen rreth 8 mijë verifikimet e fundit që mbyllin fazën e parë. Shumë ndjesë për kohën e marrë, por ishte e domosdoshme.
Për dy fazat e tjera nuk do të ketë asnjë vonesë, asnjë problem e pritje pasi do të kalojë brenda ditës automatikisht në afatet e caktuara. Ndërkohë që 65 mijë individë janë refuzuar dhe që janë ankuar se pse u refuzuan, por nuk hynin në kategoritë e pagesës së parë, të cilëve do iu mbërrijë deri në nesër konfirmimi në e-mail, se përfitojnë nga paketa e zgjeruar, pasi janë tek ato kategori që mbulon paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë”.