“Një nismë me shumë rëndësi, që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të futeshim në këtë situatë befasie dhe që tani, jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Që brenda një afati, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë. Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshme, pasi për 30 vite qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë pa mundur ti depozitojnë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri.
Do të jetë gjithpërfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atye që jetojnë këtu dhe që janë në nevojën 30 vjecare për të formulizuar paranë jo formale që kanë në dispozicion. Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni,nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së. Përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në polic, gjykatës, prokurori apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti” tha Rama.