Strategjia ka pasur si qëllim kryesor të zbutjes së kurbës dhe tkurrjes së saj. Masat e distancimit social që janë marrë luajnë një rol të rëndësishëm në uljen kurbes dhe është shumë e rëndësishme të tkurret ajo përmes testimit dhe gjurmimit të rasteve të dyshuara. Është e rëndësishme gjurmimi i çdo rasti. Ne rastet i kemi kapur përmes 127, spitaleve dhe mjekët të familjes dhe këto raste janë hetuar së bashku me kontaktet e tyre.

Në duhet ta masim intervalin nga fillimi i simptomave të një rasti dhe më pas të gjurmim të rasteve të tjera të kontaketve të tij dhe ajo që synojmë është që të ulim sa më shumë këtë interval serial. Sot isha në Shkodër, pikërisht këto raste janë zbuluar falë hetimit të kontakteve të këtij zinxhiri. Po punojmë në lidhje me modelet dhe strategjitë që mund të ndiqen dhe jemi në diskutime të vazhdueshme.”, tha Bino.