Për kryeministrin Edi Rama, ndihmën kryesore në luftën kundër Covid 19 e ka dhënë vetëdija e njerëzve që e kuptojnë rrezikun dhe jo masat ndëshkuese apo prezenca e ushtrisë në rrugë.

Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në RTSH1, kreu i qeverisë shtoi se lufta ndaj virusit korona nuk ka parti, e as vota.

Lutfi Dervishi: Ekspertët llogarisin efektet ndërsa politikanët llogarisin votat dhe kalojnë në populizëm

Edi Rama: Sinqerisht as nuk më kujtohet dhe as e kujtoj që jam këtu si rezultat i votave apo që do me duhen vota nesër. E vetmja gjë që më kujtohet është që sot do kishim pasur qindra të vdekur dhe do ishim brenda nje tuneli nga ku s’do dilnim dot pa mijëra të vdekur nëse s’do kishim bërë gjërat që po bëjmë.

E vetmja gjë që kujtoj dhe që përpiqem tu kujtoj njerëzve është që kjo luftë është mbi të gjitha dhe në këtë luftë s’ka parti s’ka vota s’ka as dreq e as shejtan të një natyrë që i takon kohëve përpara se të fillonte lufta.”

Më tej, Rama theksoi:

“Nëse dikush do më thoshte ti e ke në dorë ta mbarosh luftën sot, mjafton ik ti dhe Covid do iki bashkë me ty, unë do isha mëse i lumtur dhe do të kishte qënë vërtet momenti më magjik i jetës time…por mesa duket…

Lutfi Dervishi: Këtë do ta bënte dhe Papa besoj, nesë bëhej fjalë për fatin e një njëriu përballë fatit të globit

Edi Rama: Po mirë, aq më mirë akoma. Kjo konfirmon atë që thashë.