Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës sa i përket kërkesës së tyre të vazhdueshme për të bërë sa më shumë teste. Duke marrë si shembull Gjermaninë, Rama tha se nuk bëhen teste “KÇK: (Kap ça të Kapësh), por baza është gjurmimi. Madje ai thotë se ka marrë konfirmimin se kjo strategji e ndjekur deri më tani është “ok”.
“Strategjia e testeve është e saktë Le të thonë ç’të duan ekspertët e 7+7 42. Gjermania nuk teston persona asimptomatik. Nuk nxjerr tampone rrugë për të bërë teste KCK, ka të njëjtin sistem dhe ndjek gjurmët. Niset nga persona që kanë simptoma, jo nga të tjetër. Kështu që nuk është çështje “bëni më shumë teste”. Sot mund të më bëni mua testin, mund të jem COVID, por virusi është në fazë inkubatore. Nëse nuk sillem sikur kam COVID mund të vrasë të tjerë. Po nesër mund të dal pozitiv, por nesër do ma bëjnë prap testin. Është një idiotësi”, tha Rama.