“Pa koment” e shoqëron kryeministri Edi Rama videon e publikuar në faqen e tij në Facebook për një situatë të pazakontë që po ndodh në Bruklin (SHBA). Video e hedhur është e agjencisë së lajmeve “Reuters” ku ndër të tjera thuhet:

“…Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër.

Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion frigorifer duke përdorur një vinç, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë ndërsa numri i viktimave në këtë qytet ka kaluar 1000 veta.

Arsyeja sipas agjencisë së lajmeve britanike “The Independent” për përdorimin e këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre…“.