Kryeministri Edi Rama paralajmëron masat e reja shtrënguese në situatën që po kalon vendi nga epidemia e COVID-19. Rama shkruan se brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë
Sipas kryeministrit, heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS
? MASAT E REJA SHTRËNGUESE, PËR TË CILAT PO PËRGATITEMI T’I DREJTOHEMI PARLAMENTIT PËR NDRYSHIME NË KODIN PENAL & RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, NGA NJËRA ANË DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE, NGA ANA TJETËR DO TË GARANTOJNË LEHTËSIMET E NEVOJSHME NË VAZHDIM, DUKE SIGURUAR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI
? BRENDA 15 PRILLIT DO TË KEMI PAKETËN E ZGJERUAR FINANCIARE DHE GATISHMËRINË PËR MIRATIMIN E MASAVE LEHTËSUESE NË QEVERI, SI EDHE TË MASAVE TË REJA PENALE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË