Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrisë, në Kosovë është infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Sikurse raportojnë mediet kosovare, rasti është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Sipas tij, janë bërë 33 teste, 8 pozitiv, 7 prej tyre nga një familje, duke përfshirë këtu imamin e fshatit.
“Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur te infektimit. Por, fshati është karantinuar”, ka deklaruar ai.
Tahiri theksoi se edhe sot do të vazhdojnë masat duke obliguar gjitha bizneset që punëtorët që të punojnë me maska dhe doreza.