Sot avioni i “Air Albania”-s me 109 shqiptarët e mbetur jashtë kufijve nga COVID-i ka ardhur nga Madridi. Në orën 17:15, shqiptarët kanë zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas janë drejtuar për në hotelet karantinë në Durrës ku do të qëndrojnë për 14 ditë përpara se të bashkohen me familjen. Ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës ka publikuar edhe datat e reja për riatdhesimet në ditët në vijim. Nesër do të ketë dy fluturime nga Milano dhe Stambolli, në 30 prill sërish nga Italia, Milano dhe Romë,
Riatdhesimet, më 29 prill
Fluturimi Milano-Tiranë në orën 10:15-12:15
Fluturimi Stamboll-Tiranë në orën 21:30-22:00
Riatdhesimet më 30 prill
Fluturimi Milano-Tiranë në orën 12:30-14:30
Fluturimi Romë-Tiranë në orën 19:20-20:40
Riatdhesimet, më 1 maj
Fluturimi Frankfurt-Tiranë në orën 15:30-18:15
Riatdhesimet, më 2 maj
Fluturimi Londër-Tiranë në orën 15:00-19:05.