Pas Stambollit dhe Romës këtë të dielë do të riatdhesohen shqiptarët nga Milano të mbetur prej më shumë se një muaj jashtë kufinjëve për shkak të emergjencës shëndetësore të vendosur për pandeminë Covid-19.
Avioni AirAlbania do të niset nga Tirana drejt Milanos në ora 15:00 për tu kthyer nga andej në ora 20 :15 të mbrëmjes së sotme.Ky është fluturimi i tretë i riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë, ndërsa kosto e fluturimit dhe hotelit për tu karantinuar prej 14 ditësh paguhet prej tyre.
Deri më tani janë afro 150 persona të riatdhesuar përfshi studentët shqiptarë të mbetur në Turqi si dhe afro 110 shtetas pasditen e djeshme nga Roma, të cilët aktualisht janë vendosur në hotelet e Durrësit.