Në orën 17:15 të pasdites së sotme ka arritur në Rinas avioni i ‘Air Albania’ me 131 shqiptarë nga Brukseli. Shqiptarët e riatdhesuar kishin mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e koronavirusit dhe tashmë kanë zbritur në atdhe.

Por përpara se të bashkohen me familjen duhet të bëjnë 14 ditë karantinë në dy hotelet që janë caktuar nga qeveria në Durrës. Riatdhesimet vijojnë prej datës 18 prill, ndërsa nesër do të ketë një tjetër fluturim, këtë herë nga Vjena. Listës së destinacioneve i shtohen edhe Madridi dhe Bukureshti në ditët në vijim.