Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në rrejtet sociale, por edhe një nga futbollistët më të mirë të gjithë kohrave në futboll. Gjithsesi kjo nuk e përjashton atë nga fakti se koronavirus I bën të gjithë të vuajnë. Futbollisti portugez, ashtu si shumë persona në botë, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan për t’u qethur pasi berberat për shkak të situatës janë të mbyllur.

Gjithsesi Ronaldo e ka gjetur një zgjidhje. Në një video të postuar në rrjetet sociale 34-vjeçare qethet nga e fejuara e tij Georgina Rodriguez në kushte shtëpie. Krahas video Ronaldo shkruan: “Qëndroni në shtëpi dhe vijoni me modën.”