Tekniku Italian, Fabio Capello, ishte i pari që kërkoi afrimin e Zlatan Ibrahimovic nga Ajaxi dhe punoi me të për disa kohë te Juventusi. Në intervistë dhënë së fundmi, ai ka zbuluar disa detaje interesante nga ditët e para me gjigantin suedez, tani sulmuesin e Milanit.
“Kur erdhi nga Ajaxi, Ibra donte vetëm të argëtohej në fushë dhe shënimi i golit ishte thjesht opsional. Bënte vazhdimisht numra interesantë dhe kënaqej me to, pa e vrarë mendjen nëse topi përfundonte në rrjetë apo jo. Mu desh të bëja të kuptonte rëndësinë e të qenit racional dhe pasi përmirësoi edhe këtë aspekt, u bë kampioni që të gjithë njohim, duke luajtur në nivele të larta edhe sot në moshën 38-vjeçare”, u shpreh Don Fabio.