Historia e Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj na bën të besojmë se ndarja jo detyrimisht duhet të jetë një moment i keq në jetë dhe që me ish-partnerin mund të mbetemi miq shumë të mirë. Sot Aleksi feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk ka munguar një mesazh urimi edhe nga Rudina. Ajo ka postuar një InstaStory ku shfaqet Aleksi me vajzën e tyre Viktoria dhe e ka uruar për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”, ka shkruar Rudina Dembacaj. Aktorja e njohur e humorit ka treguar gjithmonë se me ish bashkëshortin e saj mban marrëdhënie shumë të mira. Tashmë, Rudina dhe vajza e saj Viktoria janë shpërngulur në shtëpinë e ish-deputetit Mark Frroku, ku po jetojnë bashkë me fëmijët dhe prindërit e tij.