Senatori amerikan, Bernie Sanders, ndërpreu fushatën e tij për të fituar nominimin si kandidat për president të SHBA-së nga ana e Partisë Demokratike në SHBA.

Sanders planifikon që gjatë ditës t’u drejtohet mbështetësve përmes një fjalimi. Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.

Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.