Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka folur në lidhje me vazhdimin e Serie A. Qeveria italiane ka vendosur që të dalë nga izolimi prej datës 4 maj, por duket se Massimo Cellino nuk e ka ndërmend të kthejë ekipin e tij në fushë. “Nuk jam i përgatitur që të luajmë sërish. Drejtuesi i Ligës së Serie A, Luigi De Siervo, më thirri për të më pyetur nëse doja që të luaja në një fushë neutrale, por i thashë atij se nuk jam i përgatitur për të luajtur.
“Sezoni duhet të mbyllet këtu dhe nuk mund të flitet që të luhet pas 30 qershorit. Kam dëgjuar zëra për shtator dhe tetor, është çmenduri. Nëse na humbin çdo ndeshje 3-0 në tavolinë nuk e kam problem”.Nuk mund të mungonte një sulm dhe për presidentin e Lazios, Claudio Lotito, që është shprehur se pret rifillimin e kampionatit. “Në Itali ne kemi Claudio Lotiton. Ai është doktor, shkenctar, epidemiolog, madje dhe austronaut. Europiani dhe Lojërat Olimpike janë shtyrë, pse duhet ne të luajmë? Maskarenj!”, – tha ai.