Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga koronavirusi, ndërsa kurba e infektimeve dhe viktimave nuk po sheh përmirësime.

Në 24 orët e fundit 3176 amerikane kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 50.243 numrin e viktimave nga koronavirusi në këtë vend.

Ndërkohë që rritje ka patu edhe numri i infektimeve të reja, pasi 26.971 raste të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 886.709 numrin e të prekurve në SHBa.

Edhe pse numri i të prekurve është shumë i lartë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të të shëruarve, pasi janë vetëm 85.992 pacientë që ia kanë dalë të fitojnë luftën me COVID-19, një shifër mjaft e ulët duke marrë parasysh se është vetëm 10% e të infektuarve.

Rreth 15 mijë pacientë janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa bëhet e ditur se janë kryer më shumë se 4.7 milion teste.

Guvernatorët e shteteve të Amerikës po ëkrkojnë të lehtësojnë masat, por OBSH ka kërkuar të bëhet durim, pasi është ende shumë shpejt.