Dritë dielli, rreze ultravjollcë ose dezinfektues që të injektohet në trup për të vrarë koronavirusin.Është ky sugjerimi që vjen nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u përballur me infeksionin e Covid-19.Sipas Trump rrezet ultravjollcë, lloje dezinfektuesish dhe zbardhuesish mund të testohen te njerëzit për të parë nëse ata mund ta vrasin koronavirusin.

Porpozimet e presidentit amerikan kanë shkaktuar menjëherë një ‘dush’ polemikash nga shumë ekspertë që i konsiderojnë propozimet e Donald Trump si të Papërgjegjshme dhe të rrezikshme pasi mund të shtyjë shumë njerëz të injektojnë në shtëpitë e tyre dezinfektues vrasësTrump, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë gjithashtu tha se ai nuk pajtohet me super ekspertin Anthony Fauci që thotë se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa në kryerjen e testeve në masë për popullsinë. Trump tha se ‘shumë vende në botë duan testet tona. Ne jemi ata që bëjmë më shumë se të tjerët në luftë kundër koronavirusit”