SHBA-ja nuk po gjen qetësi nga koronavirusi. Amerika është e para në listën e vendeve të prekura nga covid-19.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1036 viktima, duke e çuar në 11.907 numrin total të jetëve të humbura.

Rastet e reja me covid-19 janë 13.739, me një total të infektuarish prej 380.743.Janë shëruar gjithsej 21.309 persona ndërsa 9104 janë në gjendje të rëndë. New Yorku paraqitet si zona më e prekur dhe më problematike nga covid-19.