Shërbimi taksi do të hapet pas 27 prillit, por do të ketë protokoll të veçantë’ deklaroi sot kryeministri Rama, ndërsa në portalin e-albania janë publikuar të gjitha kushtet dhe kriteret që taksitë duhet të ndjekin.
Në taksi nuk lejohet të udhëtojë më shumë se një person dhe përjashtim bëjnë vetëm shoqërimi i fëmijëve të mitur dhe personave me aftësi të kufizuar. Pasagjeri ulet gjithmonë pas dhe diagonalisht me shoferin ndërsa duhet të jetë i pajisur me doreza dhe maska gjatë gjithë kohës që është brenda taksisë.
Gjithashtu shërbimet e taksive do të ofrohen vetëm brenda qytetit dhe në asnjë lloj rasti nuk do të lejohet shërbimi ndërqytetës. Në rast kontrolli nga policia, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes me taksi dhe leje-daljen e marrë për atë arsye.
Çdo shofer është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar 05-00 deri në 17:30.
Në taksi duhet të zbatohen të gjitha masat e ruajtjes së higjienës për shmangien e infektimit me COVID-19, ku shoferi duhet të përdorë maska e dorëza dhe dezinfektues si dhe të higjienizojë makinë para turni dhe pas mbyllje së turnit të punës.
Dezinfektuesit e duarve duhet t’u ofrohen edhe klientëve sa herë kur hipin në makinë dhe kur dalin. Në taksi nuk do të lejohet kondicioneri por ajrosja natyrale.