Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për Radio Radio dhe ka treguar se ka humbur vendin në Italinë e 2006 vetëm se pse kishte sharë trajnerin Marcello Lippi.”Nuk është se kisha një personalitet të keq, thjeshtë kisha një personalitet. Disa njerëz harrojnë se e mbylla karrierën me 20 tituj të fituar. 18 vjeç luaja me Milanin e madh, 23 me Real Madridin dhe më pas te Chelsea dhe Roma.
“Fabio Capello më donte gjithmonë në skuadrat e tij dhe kjo nuk është rastësi. Me Lippin kam patur vërtetë probleme. I kam thënë atij: ‘Shko q*u’ dhe kjo më kushtoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2006. Me Lippin kishin probleme të gjithë”.
Panucci foli dhe për rrugën e tij si trajner. “Kam biseduar me Romën në momentin që pushuan Di Francescon, por askush nuk ishte gati që të merrte një vendim, kështu që nuk shkova për të qenë një trajner për 3 muaj. Mendoj se Daniele De Rossi ka brumin e duhur për t’u bërë trajner, por ai la futbollin 5 minuta më parë, prandaj tregojini atij se jam në garë para tij për të marrë Romën. Të jem i sinqertë të jesh trajner është shumë e vështirë”, – tha Panucci.