Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot rastin e parë me të infektuar me Covid -19 në Mat.Bëhet fjalë për një 15 vjeçare nga një fshat 3 kilometra larg Burrelit, e cila kishte udhëtuar ditët e fundit në Fushë-Krujë për të takuar nënën pasi prindërit janë të divorcuar, raporton abcnews.
Dyshohet se vajza është infektuar pasi takoi 10 ditë më parë nënën në Fushë-Krujë, e cila punonte në një fasoneri dhe gjithashtu ishte e infektuar.Fushë-Kruja, Laçi dhe Kruja janë kthyer në vatra të nxehta gjatë dhjetë ditëve të fundit në vend për shkak të një fasonerie.