Kryeministri Edi Rama sulmon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa shkruan në “Twitter” se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.
“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkruan Rama.