Edhe pse u duk që dimrit i erdhi fundi nuk është pikërisht kështu. Dita e sotme ka nisur me rehsje te shumta shiu ne Tirana dhe ne disa qytete te vendit, nderkohe qe temperaturat pesojne renie.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se reshjet e shiut do të vijojnë gati përgjatë gjithë ditës së mërkurë në bregdet, zonat e ulëta hera- herës edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Ja parashikimi sipas SHMU

Në alpe e verilindje nisin reshjet e dëborës e që prej orëve të mesnatës do të jenë të dendura në këto zona. Me rënien e ndjeshme të temperaturave gjatë ditës reshjet e dëborës do të përfshijnë pjesën më të madhe të rajonit verior deri në lartësi fushore sikundër shihet në hartë. Në lindje e juglindje reshjet e dëborës nisin prej orëve të paradites deri në lartësitë 500-600 metër me intensitet deri mesatar.

Era veriperëndimore do të fryjë hera herës e fortë, kryesisht në bregdet, zonat e ulëta e lugina. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

E gjithë kjo situatë nuk do të zgjasë gjatë, pasi në mbrëmje reshjet e shiut e dëborës ndërpriten, për ti lënë vendin kthjellimeve.