Teksa bilanci i te prekurve me koronaviurus ne vendin tone vazhdon te rritet, vetem sot me 25 raste te reja, ne dy spitalet COVID vazhdon beteja me semundjen, per sherimin e pacienteve te shtruar.

Ministria e Shendetesise njoftoi sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion”- beri me dije ministria.

Kujtojme se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.