Në pasigurinë e këtyre ditëve, e vetmja gjë e qartë është që ne po përballemi me një urgjencë shëndetësore të paparë në numër dhe forma.Një nga pasojat është izolimi social i cili duket se është garancia e vetme efektive për të parandaluar infeksionin e mundshëm.Si mund ta trajtojmë atë nga një këndvështrim psikologjik?Përqendrohuni tek “këtu dhe tani”.Në një kohë pasigurie si kjo, perceptimi ynë për ngjarjet është përgjithësisht negativ dhe kjo mund të shkaktojë ankth dhe shqetësim.

Eshtë e nevojshme të mos i japim trurit tonë mundësinë për të hyrë në një të ardhme të mbushur me dyshime dhe pyetje, por të sigurohemi që të përballemi me të tashmen në një mënyrë pozitive.Pranoni situatën.Jemi përballë një periudhe historike të pashembullt dhe duhet domosdoshmërisht të përshtatemi me rregullat e reja të jetës që duhet të ndjekim.

Në këtë proces të adaptimit, duhet të mbajmë në mendje se disa vendime nuk janë nën kontrollin tonë, por janë “imponuar” nga covid-19: prandaj nuk duhet të ndihemi fajtorë nëse nuk mund të jemi pranë anëtarëve të familjes sonë, ose nuk kemi qenë në gjendje t’i themi lamtumirë atyre që na kanë lënë.Kthejeni frikën në mundësi.Frika është një emocion parësor që na lejon të mbijetojmë nga rreziku dhe, për këtë arsye, të inkurajojmë mbijetesën tonë.Të kesh frikë është normale, ajo që duhet të bëjmë është të mos lejojmë që frika të marrë kontrollin, duke shndërruar realitetin e sotëm në mendime ekskluzivisht alarmante.Krijoni një rutinë të re.Sot qëndrimi në shtëpi është një detyrim por nuk duhet t’ju pengojë të vazhdoni jetën tuaj: është çështje e përshtatjes së zakoneve tuaja në një kontekst “të ri”, brenda të cilit të ruani jetën e përditshme të mëparshme.

Për shembull, organizoni mënyra të ndryshme të administrimit të kohës për ditët e javës dhe fundjavave, në mënyrë që të ruani kontrollin për kohën që kalon.Gjeni kohë për veten tuaj.Eshtë e rëndësishme t’i jepni vetes kohë: të gjeni të paktën 15 minuta në ditë për t’u argëtuar duke zgjedhur aktivitetin që ju pëlqen më së shumti.Ruani rrjetin tuaj social.Në periudha të vështira është thelbësore të mbështetemi te njerëzit që i duam siç janë familja dhe miqtë dhe, në një situatë të veçantë si kjo, është edhe më shumë e nevojshme.Nëse nuk keni një rrjet social ose ndiheni vetëm, mund të gjeni, përmes shërbimeve të ndryshme të konsulencës në internet, një psikolog ose psikoterapist, i cili do të jetë në gjendje t’ju ofrojë mbështetje psikologjike për t’u përballur me këtë periudhë.Ndihmoni të gjitha kontaktet sa më mirë që të keni mundësi.2Një mënyrë për të kapërcyer më mirë këto ditë izolimi dhe të ndjeheni afër të tjerët është të ndani lajme pozitive, mesazhe mbështetëse dhe video argëtuese për të përsëritur se “gjithçka do të jetë mirë”. (bota.al)