“Duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër”, tha sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau një tjetër video inkurajuese në situatën me të cilën përballet vendi.

Kryeministri ndau një klip të realizuar nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, që sipas tij “na jep zemër ne të mëdhenjve”.

“Duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve”, tha Rama, duke ndarë këngën e kënduar nga artisti i mirënjohur Luan Zhegu dhe këngëtarja Mariza Ikonomi.