UEFA nuk bën hap pas, kërkon me çdo kusht nga 55 federatat anëtare t’i shkojnë deri në fund këtij sezoni. Nuk duhet të shkohet më shumë se data 3 gusht, ky është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur kampionat kombëtare. Nuk është shumë e rëndësishme se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin.
Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e sotme në Nion, UEFA i ka vendosur kusht 55 federatave anëtare që brenda 27 majit duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit. Objektivi i qeverisë së futbollit europian është që federatat ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit.