Ambasadorja e amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për ndihmën që kjo e fundit i ka dhënë Italisë, duke i dërguar sot një ekip prej 60 mjekës dhe infermierësh.
Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja ka falënderuar qeverinë shqiptare, ndërsa theksoi se edhe NATO ka dërguar ndihma drejt Italisë, e cila ngelet ndër vendet më të goditura të Europës nga COVID-19.
“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja Yuri Kim.