Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër të tretë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku i ka kërkuar sërish emrin e kandidatit të ri.
Është letra e tretë që Kreu i Shtetit i ka drektuar kryetarit të Vetëvendosjes Kurtit, duke i kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër të Kosovës për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.
Në letrën e tij Thaçi tregon se është në pritje të emrit të kandidatit për kryeministër. Gjithahstu ai ka sqaruar se në lidhje me këtë çështje ai do të ndjekë të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.
“.. Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, shkruan presidenti Thaçi.