Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar, gjatë ditës së djeshme. Lajmin e ka dhënë në mesnatë kryeministri Edi Rama, u cili shkruan në facebook “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”. Në total, numri i të shëruarve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 85.
Mes këtyre 9 pacientëve të shëruar janë edhe nënë Sanija 78 vjeçe dhe gjysh Izedini 79 vjeç, lajm të cilin e dha kryeministri ditën e djeshme. Deri tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.