Humbjet e flokëve mund të jenë shqetësuese si për burrat ashtu edhe për gratë, por cili është ilaçi më i efektshëm për të rritur ato dhe si ta bëni? Mesatarisht, njerëzit humbin nga 60 deri në 100 qime në ditë, sipas trichologist Anabel Kingsley e specializuar në praktikën mjekësore që merret me flokët dhe kokën.
Sipas Dr Blossom Kochhar, ilaçi “më efektiv” për rritjen natyrale të flokëve është përdorimi i qumështit të arra kokosit. Në mënyrë të veçantë, Dr Kochhar këshillon që të merret qumshti i një arra kokosi të freskët dhe ta hidhni atë në një enë. Qumështi i arra kokosit është i pasur me hekur, kalium dhe yndyrna thelbësore për të ndihmuar në ushqimin e flokëve dhe kokës.
Dr Kochhar rekomandon që qumështit të kokosit t’i shtrydhni një gjysmë limoni dhe katër pika vaj të livandës. Përzjeini të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikojeni atë tek flokët tuaj, mbajeni rreth 5 orë dhe më pas mund t’i lani.