Bill Gates bashkëthemelues i Microsoft-it ka dhënë tre hapa se si bota mund të fitojë luftën me koronavirus.

“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara humbën mundësinë për të marrë nën kontroll koronavirusin. Por dritarja për të marrë vendime të rëndësishme, ende nuk është mbyllur. Zgjedhjet që ne dhe udhëheqësit tanë i bëjmë tani do të kenë, një ndikim të madh në shumë aspekte të rëndësishme për botën. Si fillim në rënien e numrit të infektimeve të reja, numrin e viktimave, në ekonomi, apo edhe në përcaktimin se edhe sa gjatë amerikanët do të qëndrojnë të izoluar.

Përmes punës sime me fondacionin Gates, unë kam folur me ekspertë dhe udhëheqës në Uashington dhe në të gjithë vendin. Për mua është mjaft e qartë, që duhet të marrim tre hapa të rëndësishëm.

Së pari, i gjithë vendi duhet të mbyllet. Me gjithë thirrjet nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete ende nuk janë mbyllur plotësisht. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura, ndërsa në disa vende të tjera, restorantet ende shërbejnë ushqim.

Kjo është një recetë për katastrofë. Sepse njerëzit mund të udhëtojnë lirshëm dhe bashkë me to edhe virusi. Udhëheqësit e vendeve të ndryshme duhet të jenë të qartë: izolimi do të thotë të mbyllësh gjithçka. Derisa numrat e infektimeve të fillojnë të bien në Amerikë, kjo mund të zgjasë 10 javë ose më shumë, askush nuk mund të vazhdojë biznesin si zakonisht. Çdo kundërshtim në lidhje me këtë pikë do të shkaktojë vetëm rënien ekonomike, do të rrisë shanset që virusi të kthehet dhe të shkaktojë më shumë vdekje.

Tre këshilla nga Bill Gates se si bota mund të fitojë luftën

Së dyti, qeveria federale duhet të përshpejtojë testimet. Duhet të bëhen më shumë teste. Ka shembuj të mirë për t’u ndjekur: Shteti i Nju Jorkut, kohët e fundit shtoi testimet duke bërë më shumë se 20.000 teste në ditë.

Po kështu është janë avancuar metodat e testimit. Siç është vetë testimi, një mënyrë e krijuar nga Rrjeti i Vlerësimit të Koronavirus të Seattle, i cili lejon pacientët të marrin një mostër vetë pa pasur nevojën e një mjeku. Shpresoj që kjo dhe risitë e tjera përsa i përket testimeve të përshpejtohen së shpejti në të gjithë vendin.

E rëndësishme gjithashtu është edhe një tjetër pikë. Kërkesa për teste me siguri do të tejkalojë furnizimin për ca kohë, dhe tani, ndërsa në këtë rast duhet të përdorim paksa logjikën dhe arsyen se kush do t’i përdorë ato pak që janë në dispozicion.

Pra duhet të vendoset një listë, se kush ka përparësi. Së pari në listë duhet të jenë personat që kanë role thelbësore, informon dritare.net, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, pasuar nga njerëz që kanë sëmundje të tjera shoqëruese dhe ata që ka të ngjarë të jenë më të ekspozuar.

E njëjta gjë vlen për maska dhe ventilatorët, informon dritare.net. Të detyrosh 50 guvernatorë të garojnë për pajisjet e shpëtimit, dhe spitalet që të paguajnë çmime të larta për të, është një metodë që vetëm i vështirëson gjërat.

Tre këshilla nga Bill Gates se si bota mund të fitojë luftën

Në fund na duhet një qasje e bazuar në të dhëna për zhvillimin e vaksinës. Jo fjalë, por të dhëna konkrete. Shkencëtarët po punojnë me shpejtësi të plotë por ndërkohë, udhëheqësit mund të ndihmojnë duke mos bërë thashethemet apo të përhapin panik. Shumë kohë para se ilaçi hidroksilklorina të aprovohej si një trajtim urgjent për covid-19, njerëzit filluan ta blinin atë, duke e bërë më të vështirë që ai të gjendej për pacientët që vërtet kishin nevojë për të.

Bëni prova të shpejta që përfshijnë pacientë të ndryshëm dhe njerëzit të informohen vetëm kur të ketë rezultate, informon dritare.net. Pasi të kemi një trajtim të sigurt dhe efektiv, do të duhet të sigurohemi që doza e parë të shkojë tek personat që kanë nevojë ata më së shumti.

Për t’i dhënë fund sëmundjes, do të na duhet një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Nëse bëjmë gjithçka siç duhet, ne mund të kemi një vaksinë në më pak se 18 muaj. Por krijimi i një vaksine është vetëm gjysma e betejës. Për të mbrojtur amerikanët dhe njerëzit në mbarë botën, do të duhet të prodhojmë miliarda doza.

Tre këshilla nga Bill Gates se si bota mund të fitojë luftën

Ne mund të fillojmë tani duke ndërtuar objektet ku do të bëhen këto vaksina. Kompanitë private nuk mund të marrin atë lloj rreziku, por qeveria federale mund ta bëjë. Është një hap i mire që administrata bëri marrëveshje këtë javë me të paktën dy kompani, për t’u përgatitur për prodhimin e vaksinave. Shpresoj se do të vijojnë më shumë marrëveshje të tilla.

Në vitin 2015, unë i nxita liderët botërorë në një bisedë TED që të përgatiteshin për një pandemi në të njëjtën mënyrë si përgatiteshin për luftë. Siç kemi parë këtë vit, kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Por unë ende besoj se nëse marrim vendime të duhura tani, të informuar dhe të bazuar në shkencë, në të dhënat dhe përvojat e profesionistëve mjekësorë, ne mund të shpëtojmë jetë dhe ta kthejmë vendin në punë.