Duke nisur nga ora 17:30 e ditës së sotme deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit gjithçka do të jetë mbyllur.
Ky është urdhri që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas zgjatjes së orarit të qarkullimit nga ora 05:00 deri në 17:30 gjatë ditëve të javës.
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por bashkë me lehtësimet ka ardhur edhe mbyllja totale për të shtunën dhe të dielën si masë e shtuar për parandalimin e COVID-19.