Për mjekun e njohur kardiolog Sabit Brokaj izolimi social dhe i plotë ka qenë masa më e mirë që është marrë në Shqipëri në një kohë kur kjo patologji nuk ka profilaksi dhe trajtim specifik.
“Kërkesa për distancim social ka qenë me shumë vend, kjo është patologji që nuk ka profilaksi dhe nuk ka trajtim specifik, dhe mbetet që i vetmi mjet është që të izolohet individi njëri nga tjetri”, ka thënë ai.
Për mjekun Brokaj mund të themi se kjo javë dhe java tjetër është piku, pra momenti që kurba të marrë zbritjen e saj.