Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një video me mesazhet e qytetarëve në mbarë vendin, të cilët ankohen se mungesë ndihmash nga qeveria në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit. Ku shprehen se ka mbetur vetem qe ti drejtohen Zotit!

Sipas kreut të PD, duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit.

Mesazhi i Bashës:Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti.

Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit.

Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari.

I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!?