Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një videoje në “Facebook” ka uruar një mëngjes ndryshe për të gjithë shqiptarët.
Rama ka postuar në profilin e tij një këngë labe, me këngëtare popullorë nga zona të ndyshme të Labërisë.
Ata këndojnë njëherazi një këngë, e cila përcjell tradita të zonës dhe i kushtohet koronavirusit.
Kënga këndohet nga Ansambli Cipini, ndërsa titulli i saj është “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur”.
Këngëtarët, me anë të këngës karakteristike jugore, vënë në dukje bukuritë e zonës dhe përcjellin mesazhin, se në këta ditë është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.