Tashmë që futbolli është pezulluar përkohësisht dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë, klubet janë shfaqur mjaft aktive në rrjetet sociale.Shumica e klubeve në Shqipëri, sidomos ato të kryeqytetit janë bërë nostalgjike, duke iu sjellë në mendje tifozëve disa nga momentet më të bukura të së kaluarës, por edhe për të ngacmuar rivalët.
Prej ditësh, Tirana dhe Partizani provokohen në distancë, duke postuar gola nga e kaluara mes dy ekipeve. Së fundmi ka qenë klubi bardheblu, që ka postuar një video nga sezoni 2003/2004, kur Indrit Fortuzi shënonte në minutën 91’ të ndeshjes Partizani-Tirana, më saktë në 6 mars 2004 dhe i jepte fitoren Tiranës me rezultatin 1-0.
Këtë postim bardheblutë e shoqërojnë me shkrimin “deja vu”, e cila tregon se është diçka që është parë edhe më parë.(Panorama Sport)