Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në Facebook, mesazhet e infermiereve, që lanë familjet për t’u kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit që kanë më shumë nevojë në këtë kohë të luftës me koronavirusin.
“131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit tanë. Hajde flisni Shqipëria kështu e Shqipëria ashtu, po Shqipëria është thjesht SUPER.”,- shkruan Rama në facebook.
Një infermiere pranë institucionit të përkujdesjes për të moshuarit ka thënë se e bën me shumë dashuri punën e saj.“Në kohën që unë isha në karantinë, vjehrri im vdiq në duart e fëmijëve të mi. Ata u trembën shumë sepse s’kishin parë. Kjo dhimbje u kthye në forcë dhe më dhanë mua kurajë! më thanë që kujdesu për ata gjyshër atje, duhesh më shumë për ta tani.”,- tha një tjetër infermiere.