Një video tronditëse qarkullon në rrjet, ku disa oficerë policie kanë tërhequr zvarrë nga autobusi një burrë, pasi nuk mbante maskë.Ngjarja është regjistruar në Philadelphia, ndërsa pamjet kanë ngjallur jo pak irritim.Sipas “Daily Mail”, shoferi i autobusit i kishte kërkuar burrit që të zbriste pasi nuk kishte maskë, por ai kishte refuzuar.

Më pas policët ndërhyjnë, duke e tërhequr atë, ndërsa në video duket një moment kur e përplasin atë tek autobusi.Policia sqaron më pas se ai thjesht është zbritur nga autobusi, nuk është shoqëruar apo arrestuar, por gjithsesi për rastin në fjalë kanë nisur hetimet.