Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se në qarkun e Elbasanit janë ndihmuar deri tani 11.353 familje në nevojë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se përveç pakove me ushqime për familjet në nevojë janë dërguar në shtëpi 1495 pako me barna, sipas recetave përkatëse mjekësore.
Sipas Ballës, operacioni humanitar i shpërnddarjes së ndihmave do të vijojë çdo ditë papushim deri në fund të luftës.
Postimi i plotë:
në qarkun e Elbasanit: 11.353 familje/ individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me paketa ushqimore deri mbrëmë. gjithashtu në bazë të kërkesave 599 pako me mallra të tjera joushqimore si dhe janë dërguar në shtëpi 1495 pako me barna sipas recetave përkatëse mjekësore. 17.626 pensione ishin shpërndarë deri dje në darkë në çdo shtëpi.
? do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, çdo ditë papushim deri në fund të luftës.
? shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që bëjnë sikur të japin mend që s’i kanë, që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrerë mbi ata që punojnë, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë. kuja e paskrupullt e mjeranëve të shqupit le të vijojë. karvani i operacionit të përditshëm humanitar ecën përpara, kudo ku ka familje në nevojë.