Socialisti Bashkim Fino në një lidhje me Skype për emisionin “Kjo Javë” në News 24 kujtoi një tjetër krizë që kanë kaluar shqiptarët, atë të ’97 që pasoi me krijimin e qeverisë së “Pajtimit Kombëtar”, e drejtuar nga ai. Ai tha se në kohë krizash opozitat nuk duhet të bëjnë opozitë, ndërsa shtoi se ashtu sic ndodh sot me qeverinë Rama, edhe në kohën e tij demokratët, atëherë në maxhorancë, i vinin shkopinj nën rrota.

“Qeveria ime ishte e Pajtimit Kombëtar, ishin të gjitha forcat politike në qeverinë time, ishin të gjithë të angazhuar të zgjidhnin krizën e ‘97, s’po mohoj që edhe disa individë të maxhorancës së asaj kohe që mundoheshin të na vinin shkopinjtë nën rrotë, pra që të mos zgjidhej situata, apo kishin një lloj xhelozie ndaj kryeministerit të Pajtimit Kombëetar që e mbështesnin shqiptarët pa rezerva”,- tha Fino.

Ai shtoi: “Sot ndryshon problemi, jemi në një pandemi globale, jemi në një demokraci korrekte kur një parti që ka pushtetin po merr përsipër suituatën, megjithatë partitë e tjera nuk duhet të bënin poltikë në këto moment”.

Fino tha se është kundër mënyrës se si opozita tani po përdor Shkodrën për të bërë politikë dhe për të akuzuar qeverinë që nuk i ka kushtuar vëmendje.

“S’mund të bësh përjashtime, të thuash që qeveira ka lënë Shkodrën pa vëmendje se në këtë pandemi të gjithë kanë një hall. S’ka pse bëhen deklarata politike duke shfrytëzuar situatën në Shkodër. Njerëzit kanë halle dhe probleme nga më të ndryshmet. Është e tëpërt që të ngarkohet populli në këtë situatë me deklarata politike. Rëndësi ka ta dalim nga kjo pandemi pastaj kur të hyjmë në fushatë le të bëhet politikë”,- tha Fino.