Liderët e dy partive më të mëdha politike të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së, prej sot janë në
izolim të detyrueshëm shtëpiak, tha në një konferencë për shtyp ministri maqedonas i
Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai sqaroi se pas informacioneve se një gazetar nga një media televizive kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se ky i fundit kishte zhvilluar intervista me Zaevin dhe Mickoskin, dy liderët ishin testuar.
”Rezultati i Mickoskit, i cili është përpunuar mbrëmë vonë, është negativ, por ai do të jetë në vetizolim të detyruar për 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin”, tha zëdhënësi.
”Rezultati për liderin e LSMD-së, Zaev, duke marrë parasysh se ai mbrëmë ishte në Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informacioneve është vendosur në izolim shtëpiak”, shtoi Filipçe.
Ndërkohë, azetari është në gjendje të qendrueshme shëndetësore dhe gjendet në mjekim në spitalin “8 Shtatori”.
Zaev dhe Mickoski kishin qenë javën javën e kaluar në ”TV Kanal 5