Juventusi ka nisur sërish sulmin drejt Zinedine Zidane dhe pret që të rikthejë legjendën në Itali, por këtë herë në rolin e trajnerit. Le10sport.com bën me dije se Juvja ka nisur kontaktet me teknikun. Ata e shohin si zëvendësuesin e Sarrit për sezonin e ardhshëm. Mbështetja e këtij lajmi lidhet në dy fakte të rëndësishme: Zidane nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me Perezin dhe me shumë mundësi e mbyll pa asnjë trofe të fituar, ndërsa Sarri nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Zidane do të gjente në Torino Cristiano Ronaldon. Ata njihen shumë mirë mes tyre dhe kanë një marrëdhënie speciale. Portugezi ka një respekt të madh për teknikun francez dhe bashkë kanë fituar shumë. Juvja e do, pasi Zidane njihet si një specialist i Champions League.