Trajneri Zinedine Zidane nuk heq dorë nga dëshira e madhe për të patur në skuadër mesfushorin francez Paul Pogba. Ai e dëshiron futbollistin e Manchester United dhe po këmbëngul te presidenti Florentino Perez.
Ky i fundit nuk dëshiron të paguajë aq shumë për kampionatin e botës. Numri një i klubit ka vendosur të bëjë bllokadë për francezin, por po has në rezistencën e trajnerit të tij.
Zidane po mendon prej kohësh që të marrë në ekip Pogba dhe lajmet e fundit që vijnë nga Anglia bëjnë me dije se Reali mund të futet sërish në garë për kampionin e botës vetëm për shkak të Zidane.