Pasi autoritetet e Polonisë dhe Holandës raportuan se ata ishin furnizuar me maska mbrojtëse mjekësore nga Brukseli që nuk përputheshin me standardet evropiane të cilësisë, Komisioni Evropian ndaloi shpërndarjen e të gjithë kontingjentit prej dhjetë milionë maska të blera për të ndihmuar vendet anëtare në luftën kundër COVID-19.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se kishte dorëzuar dërgesën e parë prej 1.5 milionë maskave mbrojtëse për 17 vendet anëtare dhe Mbretërinë e Bashkuar.